Shqetësuese, “Maskat në tregun e Kosovës mund të jenë kancerogjene”


Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në një emision televiziv mbrëmë ka thënë se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID-19, mund të jenë kancerogjene.Sipas tij, maskat në Kosovë kryesisht janë të prodhimit kinez dhe nuk kanë kurrfarë garancie. Teksa e ka mbajtur një maskë në dorë Haxhiu ka thënë se “kjo maskë s’ka asnjë garanci”.

“E nise prej maskave se u bo biznes maska, çfarë maske, çfarë garancioni ki për këtë maskë, kush e ka prodhuar, asnjë kriter s’e ka. Kjo mundet me qenë kancerogjene, duhet me qenë e licencuar bashkë me kompaninë e cila vjen. 90 përqind e maskave që po vijnë janë prodhim kinez, sa kanë garanci këto. U takon institucioneve tona me u marrë me këtë problematikë”, ka thënë Haxhiu.