Shpërndante lajme të rreme për vdekjen Isa Mustafës, arrestohet nga policia

][
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shpërndarje të fotografive dhe videove në të cilat shkruhet se ka vdekur kreu i LDK’së, Isa Mustafa si pasojë e infektimit me koronavirus.Policinë pas shpërndarjes së videove e ka lajmëruar sekretari i LDK’së, Arban Abrashi.

Në një përgjigje Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është arrestuar.Në rrjete sociale janë shpërndarë edhe disa foto e video të rreme, ku thuhet se kreu i Lidhjes Demokratike ka ndërruar jetë.

Madje, me anë të montazhës janë bashkuar edhe video kur anëtarë të kësaj partie po bënin homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.]\Megjithatë, sipas njoftimit të familjarëve të Mustafës, lideri i LDK’së po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të mirë.