Shpend Ahmeti i pa-përtesë: Që një javë po poston në Facebook, veç për këtë çështje


Që një javë, kryetari i Prishtinës thuajse të gjitha postimet në rrjetin social të tij në Facebook, është duke i bërë për shtegun e ri të biçikletave në Dardani. Janë saktësisht pesë postime ku Ahmeti duket se ka dëshiruar që t’i bëjë “marketing” punës së tij, me këtë shteg.Me 3 shtatori filloi implementimi i shtegut të biçikletave në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania, ku pas rikonstruimit të tërësishëm të kësaj rruge, është bërë ngjyrosja e shtegut dhe vendosja e pengesave anësore.Ky shteg ka një gjerësi prej dy metrave dhe po cilësohet nga komuna si shtegu i parë në Kosovë me siguri maksimale për çiklistët, përkundër që disa komuna e kishin diçka të tillë si ajo e Shtimes, Suharekës dhe jo vetëm, raporton Metro.

E për këtë shteg të biçikletave, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duket se është “krenuar” shumë edhe në rrjetet sociale.Që nga dita kur ka filluar rregullimi i këtij shtegu pra një javë më parë me 3 shtator, Ahmeti i ka publikuar saktësisht pesë postime në profilin e tij zyrtar të Facebook’ut.Kemi përmbledhur pesë postimet e tij në Facebook, ku edhe mund t’i shihni më poshtë.