Shikoni Ku Jeton Njeriu I Mirë Elvis Naçi, Gazetari Zbulon Vilën E Tij Madhështore/ Ja Si Duket


Hoxhë Elvis Naçi zgjodhi emisionin e Shpëtim Deskut, drejtuesit të emisionit “N’ Kosove Show”, për të treguar për publikun e gjerë shtëpinë ku banon.

Dhe me këtë rast tregoi banesën e tij të vjetër familjare të kohës së komunizmit, në Rrugën “Ali Demi”, në Tiranë, të përbërë nga një dhomë e një kuzhinë. Në fakt, ky apartament dhe ai përballë tij, janë në pronësi të vëllait të Hoxhë Elvisit.Hoxhë Elvisi jeton në këtë shtëpi trekatëshe (vilë) që shikoni në fotografi, në zonën e quajtur “Fresku” në Tiranë, në anë të Xhamisë së Artë. Në këtë xhami Hoxhë Elvisi bën tani videot me ligjërata për xhematin e Youtube.

Vila dhe xhamia janë ndërtuar dhenë pasur si pronar z. Hergys Rreli, pikërisht pronarin e Spitalit “Continental” të blerë nga hoxha i nderuar që tregon se ky transaksion financiar ka qenë shumë më i ndërlikuar se sa duket.

Aq më tepër kur të dhënat financiare të spitalit tregojnë se ai ka humbje në masën mbi një million euro. Cili fondacion bamirës ble 350 mijë euro një spital që është me humbje, pra nuk jep të ardhura, aq më tepër kur shitja nuk përfshin as ndërtesën, as truallin, që i përkasin një pronari tjetër, i cili i kishte dhënë me qera që të ushtrohej veprimtaria e spitalit?