



Të “mbytur” prej vitesh nga lajme të ndryshme, shkencore por më së shumti thjesht sensacionaliste, mbi një impakt shkatërrimtar të një meteoriti me sipërfaqen e planetit, opinioni publik gjendet përballë një fatkeqësie reale në nivel global, pandemia e koronavirusit.




Por edhe pse “sëmundja e shekullit” siç kanë filluar ta quajnë disa, mund të “ngrijë” për një kohë aktivitetet njerëzore, ajo natyrisht nuk ndalon dot mekanizmat e Universit.Një meteorit i dimensioneve gjigante do të kalojë relativisht afër Tokës, më 29 prill. I quajtur 1998OR2, edhe pse me një diametër prej 1.5 kilometra, ai nuk do të rrezikojë planetin, duke kaluar rreth 6.3 milionë kilometra nga Toka, pak a shumë 16 herë distanca nga Hëna.