SHBAtë me kritika të ashpra Kurti e Gërvalla edhe njëherë rreshtohen krah Europianëve


Ishte e para ministrja e jashtme, Gërvalla – Schwarz që doli në mbrojtje të BE’së pavarësisht kritikave të diplomatit amerikan Matthew Palmer. “Duke jetuar për 30 vjet në Gjermani, e kam parë që Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për vende që mund ta paraqesin BE-në si një monedhë për ndarje. Arti i diplomacisë i bazuar në fakte dhe në të vërteta, nuk është i lehtë, derisa bashkëpunimi rajonal është i ndërlidhur me diskriminimin. Sepse diskriminimi është toksik, i helmueshëm për ndërtimin e mirëbesimit”, ka thënë Gërvalla. DUKE HAP HAPSIREN POSHT JVSH KENI MUNDESI TA LEXONI LAJMIN E PLOTE

Ajo në Samitin e Prespës ka thënë se është detyrë e secilit shtet që të punojë në ndërtimin e vendit duke luftuar korrupsionin, duke zbatuar shtetin e së drejtës për tu bërë një rajon i vërtetë që paraqet besim për BE’në. Diplomati amerikan Matthew Palmer në të njëjtën konferencë nuk mundi të ishte më i ashpër ndaj Bashkimit Europian pa rrezikuar dekorin diplomatik për shkak të mos hapjes së negociatave me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, dhe mos përmbushjen e premtimit të liberalizmit të vizave për Kosovën. Kritika nuk ka vetëm nga jashtë bllokut, por edhe brenda institucioneve të BE’së si Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian, që nuk vlen shumë për Kosovën e as fqinjët e saj ballkanas pasi thjeshtë nuk po pyeten. DUKE HAP HAPSIREN POSHT JVSH KENI MUNDESI TA LEXONI LAJMIN E PLOTE