Serwer: ”Krijimi i Asociacionit problem i madh për Kosovën”


Daniel Serwer: “Është e vështirë të parashikohet. Por, sigurisht çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është një çështje për të cilën mund të bëhen kompromise. Tashmë është bërë kompromis me Gjykatën e Posaçme, por mund të ketë kompromise të mëtejshme në disa aspekte të tjera. Nëse njerëzit shpallen fajtor, ata duhet të shkojnë në Hagë për të mbrojtur veten. Unë mendoj që komuniteti ndërkombëtar do të dëshironte të vazhdonte praninë e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kosovë për një kohë më të gjatë, madje edhe nëse EULEX-i nuk do të ishte atje. Mendoj se një prani ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë do të ishte i dëshirueshëm, edhe për banorët e Kosovës.DUKE HAP HAPSIREN POSHT JVSH KENI MUNDESI TA LEXONI LAJMIN E PLOTE

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se duhet të tregohet kujdes gjatë krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, për të shmangur shndërrimin e Kosovës në një shtet jo-funksional si Bosnja. Cilat janë rreziqet specifike që shihni ju për Kosovën?Daniel Serwer: Rreziku real është shndërimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në një agjenci ekzekutive me kontroll mbi një gamë të gjërë të funksioneve, jo vetëm administrative, por edhe politike brenda Kosovës, në të njejtën mënyrë siç është bërë Republika Serbe një kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjes. Kjo ka më pak të ngjarë të ndodh në Kosovë. Kosova ka një kushtetutë më të mirë se sa Bosnja, sepse amerikanët e kishin kuptuar se kishin bërë disa gabime në Bosnje. Mendoj se Kosova gjithashtu ka qenë më e gatshme t’i integrojë serbët sidomos ata në jug të lumit Ibër, që ka qenë një përpjekje shumë e suksesshme.DUKE HAP HAPSIREN POSHT JVSH KENI MUNDESI TA LEXONI LAJMIN E PLOTE

Situata në veri të lumit Ibër është e ndryshme, tre nga këto komuna kanë qenë me shumicë serbe edhe para luftës, dhe i janë dhënë Kosovës gjatë periudhës së Titos për rritur numrin e banorëve serbë në Kosovës. Pra, ekzsiston një lloj ngathtësie në veri që nuk ekziston në mesin e serbëve që janë në jug të vendit. Por, është bërë gjithnjë e më e qartë për Kosovën se prania e serbëve dhe kishës serbe në jug është garancia më e mirë. Prandaj, unë inkurajoj kosovarët që ta kuptojnë se kjo prani është e rëndësishme, duhet të ruhet dhe madje të forcohet nëse është e mundur”.