Serbia po pregadit PUSH TIMIN e Kos ovës përsëri, tani jo me luftë por me Poli tik së bashku me……


Përkundër kërcënimeve për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundi është bërë e ditur se Serbia ka blerë një sistem të sofistikuar kundërajror nga Rusia, edhe pse ky shtet tashmë zyrtarisht synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se sistemet kundërajrore ‘Pantsir’ S1 janë blerë pas këshillave nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Blijeni ‘Pantsir’in. Është treguar shumë i efektshëm në Siri”, citoi ai presidentin rus t’i ketë thënë në njërin nga takimet e tyre të shpeshta kohët e fundit. Ky sistem kundërajror është shumë efektiv kundër dronëve që janë bërë shumë thelbësorë në luftën moderne”, tha presidenti serb.

Lidhur më këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një bisedë, për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth armatimit të shtetit të Serbisë me këto armë, me që rast ka treguar në detaje për karakteristikat që e dallojnë këtë armë, nga armët tjera.

Ai fillimisht ka treguar se kjo armë e frikshme e quajtur ‘‘Pantsir’’, mund të gjurmojë deri në 20 objektiva taktikë të madhësisë së avionit në një interval prej 32 – 36 kilometra.Sipas Shalës, kjo armë është i aftë të funksionojë edhe në mënyrë të pavarur.

“Sistemi i mbrojtjes ajrore të Serbisë nga tash e tutje mund të mbështetet edhe në sistemin e ri(vjetër) të ‘Pantsir’ S1 rusë e cila përfshin armë dhe raketa anti-aeroplan për të përgjuar aeroplanët taktikë, municionet e drejtuara me precizon dhe mjetet e vogla ajrore pa pilot. Duke përdorur radarin e tij të ngurtë të kërkimit, ‘Pantsir’ mund të gjurmojë deri në 20 objektiva taktikë të madhësisë së avionit në një interval prej 32 – 36 km.

Pas zbulimit, sistemi mund të zgjedhë objektivat me radarin e tij të angazhimit me frekuencë të lartë ose censorin opsional të imazhit termik. Megjithëse, çdo automjet i lëshimit ‘Pantsir’ është i aftë të funksionojë në mënyrë të pavarur, ata zakonisht funksionojnë në bateritë e gjashtë automjeteve lëshuese dhe shoqërohen herë pas here nga një automjet i veçantë komandues dhe kontrolli”, ka thënë eksperi i sigurisë.

Shala gjithashtu ka treguar se sistemi bazë ‘Pantsir’ është i pajisur deri në dymbëdhjetë raketa të tipit 57E6 dhe dy topa 30 mm 2A38M, duke e lejuar kështu atë të angazhojë deri në katër objektiva njëkohësisht.