Serbia po plaket, radhitet në mesin e tri shteteve me popullisinë më të vjetër në Evropë


Sipas të dhënave të Entit statistikor te Serbisë, ky shtet është ndër tre vendet me popullsinë më të vjetër në Europë. Në këtë listë prinë Italia.

Nga numri i përgjithshëm i popullsisë, nën shtatë milionë banorë, një milion e gjysmë janë më të vjetër se 65 vjeç, ndërsa 1.064.321 banorë janë më të rinj se 15 vjeç. Pjesëmarrja e kategorisë së fëmijëve në tërësinë e numrit të popullsisë ka rënë nga 16 në 14 për qind.Vetëm komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Tutinit shënojnë rritje të popullsisë.