Serbi u jep ryshfet policëve kosovar për të kryer shërbimet më shpejt – arrestohet


Policia e Kosovës ka arrestuar një serb, shtetas i Serbisë, i cili dyshohet për dhënie të ryshfetit për të përfituar shërbime më të shpejta në kufirin e Kosovës.Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.Ai tha se i dyshuri është dërguar në mbajtje.

“Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se u ka ofruar para si ryshfet zyrtareve policor kufitar të PK-së, për të përfituar shërbime më të shpejta në kufirin e Republikës së Kosovës, por i njëjti është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. Si institucion kredibil dhe i besueshëm për qytetarët Policia e Kosovës me zyrtarët e saj vazhdon dhe do të vazhdoj realizimin e detyrave në mënyrë sa me profesionale në funksion të garantimit të sigurisë dhe forcimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, tha ai./IndeksOnline