‘Se dija ku i binte Shqipëria, erdha me 10 euro në xhep’, këngëtarja tetovare rrëfen ngjarjen..


Këngëtarja e njohur nga Tetova “Big Mama” ka treguar fillimet e karrierës së saj në Shqipëri disa dekada më parë.E ftuar në emisionin “E diell” këngëtarja ka treguar se në Shqipëri për herë të parë kishte ardhur që të këndonte në “Top Fest”.

Ajo tregoi e nisi rrëfimin me udhëtimin drejt Shqipërisë me vetëm 10 euro në xhep duke rikujtuar që çmimin e parë në jetë ia ka dhënë kryeministri Edi Rama. “Se kisha idenë se ku i binte Shqipëria. Erdha për herë të parë për të kënduar në “Top Fest”. Erdha me autobus dhe erdha me 10 euro në xhep. Kurrë nuk e harroj.