Sami Lushtaku: ‘Spe kuptoj pse Albin Kurti i mbledhi krejt UDBASH-at në partin e tij?’


Sami Lushtaku: ‘Spe kuptoj pse Albin Kurti i mbledhi krejt UDBASH-at në partin e tij?’Ish-kryetari i Skenderajt, aktualisht shef i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka komentuar profilet e disa personaliteteve kryesore politike në Kosovë.Presidentin Hashim Thaçi, Lushtaku e ka konsideruar politikanin më të duhur të këtij vendi.“E respektoj Thaçin, e çmoj, e kam mik, nuk e di ai sa më ka mik, por është politikan i aftë”, tha ai në Rtv Dukagjini.

E pyetur nëse PDK-ja ka qenë më mirë me Thaçin apo Veselin, Lushtaku thotë se të dy janë të mirë por Thaçi është politikan më i mirë.“Edhe Kadri Veseli është një prej liderëve të mirë të Kosovës”.Për Ramush Haradinajn ai ka thënë se respekton dhe çmon rolin në luftë por thotë se ka dilema për rolin e tij në politikë.Duke folur për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Lushtaku thotë ai e ka vizituar pasi kishte dalë nga burgu në vitin 2004, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës thotë se ka pasur respekt për Kurtin si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, por sipas tij gjërat kanë ndryshuar kur “Kurti është bërë strehë e njerëzve si Shkelzen Gashi”.“Nuk kam pritur që njerëzit e Albin Kurtit të shajnë UÇK-në dhe të tentojnë ta kriminalizojnë UÇK-në. Nuk kam pritur që brenda subjektit të tij politik të jenë një pjesë e udbashëve dhe e njerëzve që urrejnë UÇK-në. Sepse unë me