Sami Lushtaku kundër Hashim Thaçit: Ja me urdhër të kujt nisi lufta, këtu u takuan Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari


Edhe pse Hashim Thaçi dikur e akuzonte dhe kërkohej të dënohej presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, njëri nga bashkëpunëtorët e Thaçit, Sami Lushtaku thotë se lufta në Kosovë kishte nisur me urdhër të Ibrahim Rugovës.Edhe pse Hashim Thaçi dikur e akuzonte dhe kërkohej të dënohej presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, njëri nga bashkëpunëtorët e Thaçit, Sami Lushtaku thotë se lufta në Kosovë kishte nisur me urdhër të Ibrahim Rugovës.

“Shkuarja e Rugovës në Beograd dhe shtrirja e dorës së marrëveshjes së popullit shqiptar dhë i tërë Ballkanit s’është gjë tjetër veç një atak i drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare të popullit shqiptar. Është një atak edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO’s dhe Grupit të Kontaktit. Veprimet e tilla, anti-kombëtare të Rugovës do të dënohen rëndë”, thoshte Thaci në thirrjen e tij.