Sa është i sigurt udhëtimi?


Pandemia COVID-19 ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të njerëzve.Në kohën e pandemisë nuk ka siguri absolute për asnjë lloj udhëtimi, por nëse zbatohen masat e rekomanduara nga organizatat e specializuara për shëndetin publik, ato rrisin shkallën e sigurisë, thotë për Radio Evropa e Lirë, Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherësh kontribuues i Manualit kundër përhapjes së infeksionit me COVID-19.

Sipas tij, përmbajtja e rekomandimeve siç janë ruajtja e distancës, vendosja e maskës në mënyrë të drejtë, dezinfektimi permanent i hapësirave, dezinfektimi i duarve dhe shmangia e kontakteve të afërme, e rrisin shkallën e sigurisë.Sa është i sigurt udhëtimi me aeroplan?

Hoti tha se sa i përket udhëtimeve me aeroplan, Aeroporti i Prishtinës ka bërë pjesën e vet të udhëzimeve në Manualin për mbrojtje nga përhapja e sëmundjes, COVID-19, që shkakton coronavirusi dhe ka udhëzuar udhëtarët që të mbajnë distancën gjatë kontrolleve, ka udhëzuar sesi të sillen brenda aeroplanit, pra duke bartur maska dhe të zbatojnë me përpikëri rekomandimet që i ka dhënë personeli përgjegjës për mbikëqyrje të udhëtimeve.

Sa është i sigurt udhëtimi me autobus në kohë pandemie?Hoti thotë se sa u përket udhëtimeve lokale me autobus, është rekomanduar që transporti publik të punojë me kapacitete të përgjysmuara dhe të ketë udhëtarë vetëm 50 për qind. Sipas tij, këto masa janë të gjeneralizuara që lidhen me maskën, distancën dhe higjienën dhe vlejnë për të gjitha kategoritë e personave që udhëtojnë.

Cilave kategori iu ndalohet udhëtimi?Hoti thotë se nuk ka kategori të veçanta që u ndalohet udhëtimi, por rekomandohet që moshat e shtyra si dhe personat që kanë sëmundje kronike të shmangin fluturimet me aeroplan, ndërsa për ata që realizojnë udhëtime me mjete tjera transporti sugjerohet që në mënyrë të rreptë të zbatojnë tri masa që tashmë janë në fuqi, mbajtja e sigurt e maskës, sidomos në hapësira të mbyllura, mbajtja e distancës dhe higjiena.