Rusia dhe Serbia lëshojnë takimin kur flitet për Kosovën, dalin detajet


Ambasadorja Shala tha se është munduar që të jap kontributin e saj në të mirë të Kosovës. Shala në fjalën e saj para anëtarëve të komisionit përmendi disa nga aktivitetet e zhvilluara ndër vite në mbarë botën.“Puna ime ka qenë përfaqësimi i Kosovës në gjithë botën, përfshirë edhe në ato që nuk e kanë njohur Kosovën. Në 2015 kam nisur vizitat nëpër botë, fillimisht vizitën e parë e kam bërë në OKB në Gjeneve. Kam folur për inkuadrimin e të rinjve në vendimmarrje. Në 2016 kam nisur aksione në Kosovë për të ndihmuar familjet në nevojë. Në Teksas kam folur për rolin e femrës në vendimmarrje”, tha ajo.

Shala tha se gjatë ditës së djeshme, kanë pasur takim me ambasadorë tjerë të Vullnetit të Mirë, ku Serbia dhe Rusia kanë lëshuar mbledhjen për shkak të saj.“Dje kam pasur një takim virtual me ambasadorë të Vullnetit të Mirë, mund të them se jam ndier mirë, pasi që kur kam folur për Kosovën, shteti i Serbisë dhe Rusisë, lëshuan mbledhjen, pasi që njëri nga anëtarët thanë se a duhet që Kosova të kërkojë dalje për luftën e zhvilluar, ndërsa unë thash se Kosova s’ka nevojë që të kërkoj falje por që duhet Serbia ta bëjë. E siç duket kjo gjë i bëri që ta lëshojnë këtë mbledhje virtuale”, tha Shala.

E prioritet e saj thotë se mbetet që Kosovës t’i sjellë disa projekte.“Për këtë vit kam në plan dy projekte, nuk e di a do t’i realizojmë por që mendojmë t’i realizojmë. E para ka të bëjë me një këngë që do të jetë himn për të drejtat e njeriut, që do të jetë promovim i madh për Kosovën në mbarë botën dhe e janë edhe disa tjerë që për shkak të pandemisë nuk e di a do të mundemi që t’i realizojmë. Ka të bëjë edhe për kategorinë e margjinalizuar”, u shpreh Shala.

Ajo tha se mbështetja e institucioneve ka qenë e vogël krahasuar me ato ndërkombëtare.Nga anëtarët e komisionit, Shala u pyet për vështirësitë gjatë misionit të saj në arenën ndërkombëtare dhe në lidhje me përkrahjen e institucione.Por për këtë të fundit, Shala tha se ka munguar shumë, teksa tha se përkrahjen më të madhe e kishte nga institucionet ndërkombëtare.

“Ka ndodhë që mos të më lajmërohen në telefon dhe mos të më pranojnë në takim. Kjo vështirësi ishte nga krerët e institucioneve, asistentëve, këshilltarëve e shumë të tjerë. Më shumë më shihnin si një vajzë e bukur por nuk e dinin se çfarë vështirësie fshihet pas vajzës së bukur”.“Qasja e institucioneve karshi meje ka qenë e ashpër, pasi që unë duhet të pres deri në 3 muaj që të takohem më një ministër ose kryetar. Më duhet të them se përkrahja 100 për qind vjen nga institucionet ndërkombëtare”, tha ajo.