Rrjedhja e “4 mijë dosjeve” të Gjykatës Speciale, deklarohen edhe nga Prokuroria Speciale


Të hënën nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Kosovës janë deklaruar se kanë pranuar katër mijë dosje të cilat pretendojnë se lidhen me Gjykatën Speciale.Në lidhje me këtë rast, sot janë deklaruar edhe nga Prokuroria Speciale. Të cilët, përmes një njoftimi për media janë deklaruar se janë duke e hetuar rastin.“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është shprehur e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet.Në anën tjetër, të njëjtit kanë njoftuar që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim.