Rrëfimi i shqiptarit nga Izmiri: I gjithë qyteti jemi jashtë, po frikësohemi shumë


Mustafa Kull, shqiptari që jeton për një kohë të gjatë në Izmir të Turqisë, thotë se që 50 vjet asnjëherë nuk ka parë një dri dhje të tillë të tokës sikur kjo e sotmja.Ai për Klan Kosovën tha se i gjithë Izmiri është jashtë pasi kanë frikë të hynë sërish në shtëpisë e tyre derisa ende po ndihen dri/dhje të lehta të tokës.

“Afër orës 15:00 i përjetuam dridhjet. Afër 20 ndërtesa janë shkatërruar, 12 vetë kanë vdekur dhe 120 persona janë nën rrënoja. Sonte jemi jashtë sepse ndonjëherë po dridhet toka. Në familjen tonë nuk na ka dëmtuar”.Kull tha se meqë e gjithë familja, përfshirë edhe fëmijët, po kanë frikë të hynë brenda, do të vazhdojnë të rrinë jashtë edhe gjatë natës.