Rrahman Paçarizi: Daut Haradinaj është i pakrahasueshëm për burrni e trimni


vShefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj dhe njëri nga protagonistët kryesorë të UÇK-së, mbrëmë ka folur gjerë e gjatë për aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, i pari president e i dytë kryetar i PDK-së.Gjykatën Speciale, Haradinaj e ka quajtur raciste, pasi që merret vetëm me shqiptarët dhe se po t’i vije mundësia menjëherë do të votonte për zhberjen e saj.

Duke folur për Thaçin dhe Veselin, ai ka thënë se ata janë plotësisht të pafajshëm dhe se kjo do të dëshmohet edhe në Hagë nëse konfirmohet aktakuza nga Gjykata.Haradinaj në rubikon ka folur edhe për kohën kur i kishte takuar për herë të parë Thaçin dhe Veselin.Ai ka thënë se Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për herë të parë i ka takuar në vitin 1993 në shtëpinë e tij në Gllogjan.

“Hashim Thaçin e kam takuar për here të parë në vitin 1993 në shtëpinë tonë në Gllogjan. Erdhi nga Shqipëria me armatim bashkë me Kadri Veselin dhe Luan Haradinajn”, ka thënë Haradinaj.E këto deklarata të Daut Haradinajt kanë lënë shije të mirë tek profesori dhe analisti i njohur, Rrahman Paçarizi.“Prapë po e them se Daut Haradinaj është i pakrahasueshëm për atë që në traditën shqiptare e njohim si burrni e trimni”, ka shkruar Paçarizi.