Rexhep Selimi: Për rrëzimin e Qeverisë Hoti, llogarisim edhe në votat e Vjosa Osmanit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për nismën e partisë së tij për rrëzimin e Qeverisë Hoti.Selimi kur u pyet se a i kanë votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë, u shpreh se llogarisin edhe në kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.Ai ka thënë se nga ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës presin më shumë se një votë, duke aluduar në disa emra të deputetëve të LDK’së që janë të pakënaqur me zhvillimet e fundit në partinë e tyre.“Nuk e ka vetëm një votë Vjosa Osmani. Ka më shumë”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.Gjithashtu, Selimi ka thënë se Vjosa Osmani tanimë është një figurë e respektuar dhe ka përkrahje nga populli.