Revoltohet shqiptari që ia masin temperaturën në kufi: Kështu s’na ka ba as Serbia


Në kuadër të kujdesit të shtuar në lidhje me pandeminë Covid-19, në pikat kufitare të Kosovës me shtet fqinje, qytetarëve po iu matet temperatura. Ky veprim që identifikon njërën nga simptomat e këtij virusi, nuk po pritet mirë nga të gjithë.Në vendkalimin kufitar në Morinë, një qytetar është revoltuar keq pas kontaktit me termometër.

Ai e ka quajtur veprim të turpshëm matjen e temperaturës që i është bërë.“Po nuk është në rregull kjo bre. Kështu s’na ka ba as Serbia”, ka deklaruar duke bërtitur qytetariNdërkohë që revolta e tij ka vazhduar, temperatura e tij ka qenë vetëm 37.

Duket se qytetarët kanë të drejtë që po e nënvizojnë se veprime të tilla dikur nuk ndërmerrte Serbia ndaj tyre. Kjo edhe për faktin se atëbotë nuk ekzistonte ky virus, por përveç kësaj, shteti serb nuk është se është shqetësuar edhe aq për shëndetin e shqiptarëve.