Rekord i zi i virusit korona: 214 raste me të infektuar


Sonte është shënuar numri më i madh i të prekurve me koronavirus në Kosovë ku nga 413 të testuar, 214 kanë rezultuar pozitivë.Ndërkaq, sot janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive janë 1.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.

Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SA RS-Co V-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.