Reagon edhe Biden: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë


Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reguar pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, Biden tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.Në një pyetje të një gazetari për Marrëveshjen në Uashington, ai ka thënë se nuk di cila është marrëveshja, porse Kosova duhet të jetë e pavarur.

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Biden.Kujtojmë, që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot me 4 shtator marrëveshjen historike në Washington. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.