Reagime të ashpra, kërkohet mbyllja e televizionit të Lëvizjes Vetëvendosje


Partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje nga mbrëmë ka lansuar televizionin e vetë.Mirëpo që nga momenti kur ky projekt u bë publik, kanë filluar reagimet.Sipas juristëve të fushës mediale, një medium politik është shkatërrim i demokracionë.Për TVV, kanë reaguar edhe ndërkombëtarët. Të gjithë po kërkojnë mbylljen e tij!Nuk e filluan me bujë te madhe.

Zgjodhën që hapjen e këtij kanali në rrjetet sociale ta nisin me një intervistë me ish ministrin e Financave, Besnik Bislimin.Pyetjet janë të përshtatshme për mysafirin.Në këtë bisedë më fokus ekonominë, për VV-në gjithçka u duk se shkoi mirë.Por jashtë këtij subjekti politik, filluan kritikat për partinë e parë në Kosovë që hap kanal të saj televiziv.

Juristja e fushës së mediave, Flutura Kusari, e cilëson këtë veprim të LVV-së si shkatërrim të demokracisë.Pos tjerash, hapja e këtij kanali që ngjan me atë të ERTV të kryeministrit të Shqipërisë, sipas Kusarit godet pushtetin e katërt.Formimi i një televizioni nga partia politike është i ndaluar edhe me ligjin e KPM.Por në Lëvizja Vetëvendosje e kanë arsyetuar këtë veprim.

Sipas Kryeziut hapja e televizionit nuk është as reagim apo kritikë ndaj punës së medieve.Por kështu nuk shihet nga gazetarët ajo cka ka bërë LVV. Federata Europiane e Gazetarve i ka reaguar partisë së Albin Kurtit.Federata Evropiane e GazetarëveKurse KQZ kanë thënë se ata merren vetëm me procesin zgjedhor dhe kjo teme nuk është në fushëvepriminë e tyre.Sido që të jetë, Vetëvendosje është e lumtuar për këtë veprim.