Reagim i ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje për kandidatët për President: Këta ia hanë kokën njëri tjetrit për së gjalli


Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka komentuar lajmin e fundit se edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka shpall kandidaturën e tij për presidentit.Kurteshi thotë se të gjithë këta personalitete që e kanë shpallur kandidaturën për presidentit, janë të njëjtë.E deri tash kandidaturën e kanë shpallur, Behgjet Pacolli nga AKR-ja, Ramush Haradinaj nga AAK-ja, Isa Mustafa i LDK-së i cili kohë më parë ka qenë i interesuar për këtë post.Sipas Kurteshit PDK-ja ‘është në zi për presidentin e vdekur për së gjalli’.Ai shton se, të gjithë këta politikanë që po kandidohen për presidenti janë të njëjtë, dhe i hanë kokën njeri-tjetrin për së gjalli.

Postimi i plotë:KËRMA PRESIDENCIALEDitë më parë u bë zhurmë pse Ramushi shpalli kandidaturën për president, derisa Hashimi ende është në post. Vërtetë çudi!Tani po shihet se zhurmaxhinjtë e kishin me hile, sepse kandidaturën e kanë shpallur edhe Behxheti, edhe Fatmiri, edhe Isa, edhe pse PDK ende është në zi për presidentin e vdekur për së gjalli, e ua ka lidhur duar e këmbë për kandidatin e tyre!

Pse paska të drejtë Ramushi, e jo Isa, Fatmiri, Rakiqi apo Behxhet Pacolli të kandidohen për President? Këta të gjithë janë të njëjtë, i hanë kokën njëri-tjetrit për së gjalli.Pra, urra me grabena, pa diskriminim drejt kërmës presidenciale!