Ramush Haradinaj reagon pasi Agim Çeku u ftua në Hagë


Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ftesës nga Gjykata Speciale për Agim Çekun.Haradinaj në Facebook ka thënë se Ceku është një nga kontribuuesit e mëdhenj të luftës dhe ndërtimit të paqes.Ish-kryeministri tha se ai do të kalojë edhe këtë sfidë dhe do të dalë faqebardhë.

Ndryshe, më 28 shtator udhëton për në Hagë ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.Çeku ka bërë të ditur se ka marrë ftesën dje, dhe është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.“Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, tha Çeku, për Kohën.Kujtojmë se dje por dhe sot po merret në pyetje nga Specialja në Prishtinë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.Kurse më 24 gusht Specialja e ftoi edhe deputetin e AAK-së, Haxhi Shala, i cili do të udhëtojë për në Hagë me 8 shtator.Kurse ditë më parë ftoi edhe ish-ushtarët e UÇK-së, Ramiz Kukaj dhe Skender Zhitia.