Ramush Haradinaj: o Avdullah, Shyqyr që s’ke folur për autobusë në Bruksel, se s’je drejtor i stacionit


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rea guar pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti, se në Bruksel nuk ka biseduar për autobusë, por për njohje reci proke mes Kosovës dhe Serbisë – dhe se këtë e di shefi i AAK-së.“Nuk mund të ketë bisedime teknike. Nuk jemi duke biseduar në Bruksel për linja të autobusëve por për njohje rec iproke. Të gjitha informacionet i ka edhe zoti Haradinaj”, ka deklaruar dje Hoti.

Sot, Haradinaj ka thënë se edhe di, edhe nuk e di se çfarë ka folur shefi i Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe partia e tij.“Shyqyr që s’ke folur për autobusë, se s’je drejtor i stacionit të autobusëve”, është shprehur Haradinaj në Kanal10.“E di çfarë ka folur kryeministri im në Bruksel, me z. Borrell e të tjerët. Por nuk e di çfarë ka folur me presidentin Vuçiq”, ka deklaruar i pari i AAK-së.

Ai ka shprehur përsëri pakën aqësinë e tij që ministrat e AAK-së nuk u përf shinë në takime. Haradinaj ka shprehur habinë e tij se pse, siç është shprehur ai, dikujt i kanë penguar ministrat Selim Selimi e Meliza Haradinaj