Ramush Hara’dinaj bëhet pjesë e dialo’gut me Ser’binë?!

epa07230838 Prime Minister of the Republic of Kosovo Ramush Haradinaj (L) gestures during the plenary session at the parliament in Pristina, Kosovo, 14 December 2018. The 120 seat parliament of the Republic of Kosovo voted for the laws to transform the Security Forces into an official army during the plenary session on 14 December. Parliament in Kosovo, which relies on NATO troops for its protection, voted on 18 October 2018 to set up a 5,000-strong national army though its Serb minority said the move was illegal. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Ekipi dialogues i Kosovës në procesin e negociatave me Serbinë mund të pësojë ndryshime të vogla. Dy ministrat e AAK-së, ai i Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ajo e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me gjasë s’do të jenë më pjesë e dialogut. Në vend të tyre pritet të shkojë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.Me përplasje, polemika e çarje është karakterizuar puna e koalicionit qeverisës deri sot në Kosovë. AAK tash e sa kohë po e akuzon LDK-në dhe kryeministrin Hoti, se e ka lënë këtë parti anash në procesin e dialogut. Si rrjedhojë, AAK ka paralajmëruar tash e disa herë edhe daljen nga qeveria, shkruan lajmi.net.or gjërat mund të ndryshojnë ditëve në vijim. Në media mbrëmë u raportua se është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai që ka kërkuar që të jetë vet pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në vend të dy ministrave të partisë së tij.Lajmi.net sot gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, dhe zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri në lidhje me këtë çështje, mirëpo që të njëjtën nuk e ka marrë.E një zyrtar i lartë i AAK-së, për lajmi.net ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për ndonjë kërkesë zyrtare të Haradinajt për pjesëmarrje në dialog.Siç është thënë, nëse një gjë e tillë është kërkesë dhe dëshirë e Haradinajt, ai do ta ketë edhe përkrahjen e anëtarëve tjerë.

“E kemi pasur mbledhjen e Këshillit Drejtues mirëpo një gjë e tillë nuk është diskutuar, s’kam ndonjë informacion. Natyrisht se nëse kjo ndodhë, do të ishte mirë edhe për Kosovën, ngase Haradinaj e ka përvojën e duhur edhe në dialog, dhe do ta kishte përkrahjen e AAK-së”, ka thënë ky zyrtar.Megjithatë, në lidhje me këtë çështje nuk është deklaruar ende kreu i AAK-së, Ramush HaradinajKy i fundit, ka pasur përplasje jo fort të buta me kryeministrin Hoti edhe para nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington.Madje, Haradinaj kishte “kërcënuar” me largim nga koalicioni, nëse nuk ndryshohet apo hiqet tërësisht pika e marrëveshjes që fliste për Liqenin e Ujmanit.Haradinaj edhe në të