“Rambo” kërkon shpëtim duke kërc ënuar LDK-në


Meha: Kërcënimet nuk janë nga AAK po nga Rambo.Kërcënimet e AAK-së drejtuar partnerit të koalicionit qeverisës, LDK, analistët politik i quajnë shantazhe politike.Sipas tyre, AAK e ka në dorë koalicioni, andaj edhe e merr guximin për të kërcënuar LDK, e cila në mungese të alternativave duhet të dëgjoj çfarë i thotë AAK ose shkon në zgjedhje.Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se kërcënimi është për t’i bërë presion LDK që të bëj Ramushin president kur të vjen koha, si dhe të trajtoj më dinjitetshëm ministrat e AAK, ndryshe e dërgon në opozitë.Mehmeti: AAK e ka në dorë koalicionin.Sipas tij, AAK e ka në dorë koalicioni, andaj edhe e merr guximin për të kërcënuar LDK, e cila në mungese të alternativave duhet të dëgjoj çfarë i thotë AAK ose shkon në zgjedhje.

Faton Mehmeti“AAK i ngreh veshin Hoti që të sillet më butë më ministrat e AAK, sepse ndryshe e pret shkarkimi. Faktikisht nuk mbahet qeveria me kërcënime, e kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë, andaj secili mundohet të tregoj muskujt ndaj tjetrit”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.Meha: Kërcënimet nuk janë nga AAK po nga RamboNdërsa analisti politik Xhevat Meha ka thënë se kërcënimet nuk janë nga AAK po nga Ramush Haradinaj – Rambo.Xhevat MehaSipas tij, edhe AAK sikur edhe të gjitha partitë tjera politike në Kosovë nuk janë parti politike po janë kope, sepse kanë një prijës që ka rreth veti disa oborrtar dhe pjesa tjetër u shkon pas qorrazi, madje presin të bëhen edhe oborrtar që t’u bie ndonjë ashtë në dhëmbë.