Qytetarët me simbole të UÇK-së në pritje të Presidentit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka aterruar në Tiranë, derisa në ora 19:30, pritet të kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë. Me këtë rast, qytetarët në Morinë do t’ia bëjnë një pritje.

Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në pikën kufitare të Morinës. Ata po mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, shkruan lajmi.net.Burimet tona kanë konfirmuar se Thaçi në ora 19:30 do të ndalet për të përshëndetur qytetarët që kanë dalur për ta pritur në Morinë.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka aterruar në Tiranë, derisa në ora 19:30, pritet të kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë. Me këtë rast, qytetarët në Morinë do t’ia bëjnë një pritje.