Qeveria Hoti drejt “rrëzimit”


Ka pasur luhatje të qëndrime ditëve të fundit në Qeverinë Hoti. Së fundi, Lista Serbe ka kërcënuar me daljen nga Qeveria, në rast se vazhdon të ketë mospërfillje, siç ata e quajnë. Por Isa Mustafa nuk e sheh aq të tensionuar situatën në koalicionin qeverisës.Si një politikan me përvojë të gjatë, kreu i LDK-së në një deklaratë ka bërë thirrje që të gjendet zgjidhje për tu tejkaluar pengesat.Mustafa ka përmendur edhe fjalët që qarkullonin se AKR nuk e mbështetë Qeverinë me votat e saj, duke thënë të kundërtën.

“Koalicioni është çështje e vullnetit. Deri tani Lista Serbe ka qenë korrekte si partnere. Do të diskutojmë që të tejkalohen ankesat e tyre. Të gjenden zgjidhjet, për aq sa mund të gjenden. Për çdo gjë na nevojitet më shumë komunikim dhe mirëkuptim.Kishte fjalë se edhe AKR nuk do ta mbështesë Qeverinë. Unë jam informuar nga Pacolli, se deputetët e AKR-së e votojnë Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike. AKR ka qenë shumë konstruktive dhe mbështetëse në këto procese të rënda që po i kalojmë”, ka thënë Mustafa.

Analistet politik vlerësojnë se pas përçarjes së partive të koalicionit qeveritar ku në këtë rast edhe Lista Serbe ka dal kundër Qeverisë Hoti, Qeveria po shkon drejt rrëzimit.Sipas tyre, nëse partnerët e koalicionit nuk gjejnë zgjidhje rreth numrave, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje.