Puna VIZE për Gjermani? Redaktori Shqiptar i “Deutsche Welle” jep detajet


Puna VIZE për Gjermani? Redaktori i “Deutsche Welle” jep detajetTashmë dihet se shumë vetë presin për një vizë pune për të ardhur në Gjermani. Po si qëndron puna aktualisht me dhënien e vizave në ambasada? Dhe, a po e ndryshon kriza e Coronës nevojën e Gjermanisë për fuqi punëtore nga jashtë?Vetëm pak muaj më parë, më 1 mars 2020 hyri në fuqi ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani. Ai do duhej t’ua lehtësonte qytetarëve nga vendet e treta jashtë BE ardhjen me punë në Gjermani.

Shumë qytetarë nga Shqipëria e Kosova lidhën shpresat me këtë ligj. Gjithsekush që kishte një zanat të kualifikuar apo kishte një kontratë dhe njihte gjuhën gjermane në nivelin që kërkohej mund ta provonte fatin e të kërkonte punë në Gjermani.Për detaje të hollësishme shikoni videon më poshtë: