Pse Trupit Tonë I Pëlqen Gjumi I Pasdites?


Siesta, respektivisht gjumi i shkurtër gjatë ditës ka dobitë e veta specifike. Kini parasysh që nuk ka nevojë të jetë i gjatë. Edhe 20 minuta pushim me sy të mbyllur mund të bëjë dallimin. Dihet që gjumi kualitativ ka veprim efikas në tërë organizmin tonë – i kontribuon shëndetit më të mirë të zemrës, mbron nga trashja, dhe nëse flemë mjaftueshëm dhe kemi gjumë kualitativ edhe eshtrat dhe kujtesa do të jenë më të fortë.

Ju sjellim gjashtë arsye pse është e dobishme të pushoni gjatë ditës! Vëmendja më e mirë Pasi ta largoni kalamendjen fillestare pas siestës, me kujdes më të madh do të përcillni ndodhitë rreth vetes. Madje edhe gjumi i shkurtër prej 20 minutash pasdite ka meritë për vëmendjen më të mirë të të punësuarve që punojnë në ndërrime,

Mësojmë dhe mbajmë mendje në mënyrë më kualitative Dihet që faza REM e gjumit është e lidhur me procesin kognitiv dhe nuk çudit që nevojitet gjumi më i gjatë dhe kualitativ që truri ynë të funksionojë më mirë. Por, nëse gjatë ditës arrini të pushoni një orë ose madje 90 minuta do ë vëreni që lodhja mentale është zhdukur pas zgjimit. Edhe pse siesta më e gjatë do të rezultojë me kalamendje më të madhe, do të ndikojë më mirë në funksionimin e trurit, pohon hulumtimi australian.

Jemi më kreativ A jeni zgjuar ndonjëherë nga gjumi dhe keni kuptuar se si e dini përgjigjen në problemin i cili ju ka munduar? Ekipi i hulumtuesve është marrë pikërisht me këtë temë sepse “llamba” ndizet pikërisht pas siestës? Ata kanë zbuluar aktivitet më të madh në anën e djathtë të trurit, i cili është i lidhur me kreativitetin.