Pse Thaҫi nuk e padiiti asnjëheerë Serbiinë për kriime lu.fte?!


Kosova ende nuk e ka paditur Serbinë për gjenocidin që kishte bërë në luftën e fundit. Edhe tani kur disa pjesëtarë të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës po akuzohen në Hagë për disa krime të asaj periudhe, Serbia është paditur nga Presidenti i Kosovës, i cili poashtu është në mesin e të akuzuarve të Hagës.Serbët me gjithë krimet që kanë kryer në Kosovë ende nuk po gjykohen nga asnjë gjykatë. Kjo mund të jetë edhe si shkak që Kosova nuk është ‘ankuar’ për krimet e tyre.

Gazeta ka kontaktuar njohës të ҫështjeve juridike, për të pyetur nëse ҫështja e mungesës së një padie për krimet serbe do të ndryshonte situatën aktuale me Gjykatën Speciale, ata thonë se në Kosovë mungon vullneti dhe guximi politikë për të ndërmarrë një veprim të tillë.