Pse Edi Rama veshi antiplumb gjatë vizitës në Kosovë?


Rama shkoi në Prishtinë takoi presidentin, kryeministrin dhe politikanët kryesorë atje në lidhje me ngritjen e akuzave nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi është e qartë se ai shkoi për interes të tij dhe vetëm të tij.

Ai u shfaq madje i veshur me jelek antiplumb. Duke qenë se Rama ka për aktivitet themelor politik vetëm përdorimin e propagandës dhe të kurtheve propagandistike për të mbetur i pranueshëm apo për të ruajtur një mbështetje të caktuar publike ai sigurisht që e ka veshur edhe jelekun antiplumb në funksion të këtyre kurtheve.

Duke qenë një moment i keq për Ramën, duke qenë se ai po perceptohet gjithnjë e më shumë si një njeri që nuk ka asnjë ndjeshmëri për tokat e kombit, për bashkëkombasit tanë, për gjakun, varret apo kujtimet e të rënëve në dekada apo shekuj, ai përdori këtë truk për tu shfaqur si njeri që i rreizkohet jeta.

Pra Rama na qenka apo është një njeri që armiqtë e Shqipësisë apo shqiptarisë duan ta vrasin. Pra Rama qenka një patriot i madh që i paska prishur punë armiqve të shqiptarisë dhe ata duan ta vrasin. Kjo është përrallë.Të paktën në sjelljen e vet publike si kryeministër dhe si politikan Rama nuk ka shfaqur kurrë ndonjë gjë që do ta bënte Serbinë apo çdo vend brenda të cilit ka njeërz apo interesa kundërshqiptatre të ndjehejn keq dhe e rrezikuar.

Nese rrezikohej dikush ai do të ishte Veseli që vjen nga lufta, Haradinaj që ka qenë komandant në luftë, Limaj që ka qenë komandant në luftë, Mustafa si ish kryeministër, Hoti si kryeministër, Thaçi si president, Kurti si ish kryeministër dhe cdo politikan tjetër i Kosovës.Të rrezikuar sidomos do të ishin të gjithë ata që kanë luftuar me armë për lirinë. Rama do të ishte i fundit të fundit të fundit. Përderisa asnjë politikan kosovar nuk u pa me jelek antiplumb atëherë pse Rama qenka i rrezikuar?

A rrezikon Rama prej krimit dhe mafies. Duket e vështirë. Ai nuk ka bërë ndonjë luftë ndaj krimit të oroganizuar apo mafies që do ta rendsite tek të rrezikuarit si për shembull gjenerali Della Chiesa, prokurori Falcone apo gjyqtari Borselino. Shkurt, ka shumë gjasa që Rama e veshi vetë me qëllim jelekun dhe e bëri atë madje shumë të dukshëm. Patriotizmi strehon shumekend ne dite te keqija.