Propozimi i Fidan Ramës: Le t’i blejmë secili nga 10 maska e t’i shpërndajmë te ata që kanë nevojë


Gazetari i njohur, Fidan Rama ka propozuar që secili kush ka mundësi të blejë nga 10 maska dhe ato t’i shpërndajnë për persona që nuk kanë mundësi për t’i blerë.Fidan Rama, me anë të një postimi në Facebook ka propozuar që qytetarët me kushte më të mira financiare të blejnë maska dhe të shpërndajnë për ata që nuk i kanë mundësitë për t’i blerë ato, në mënyrë që të mbrohen nga Covid-19.

”Përpara gjendjes se jashtëzakonshme zgjedhi me ble një maskë 50 cent, diçka duhet me na ra tamon. Unë po i blej edhe 10 tjera dhe kështu secili ka 10 qe ka mundësi dhe i shpërndajmë për ata qe nuk kanë mundësi me ble”, ka shkruar Rama.Ndërkaq nga sot Qeveria e Kosovës ka futur në fuqi vendimet e reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë Covid-19.

Për mosrespektimin e tyre mund edhe të gjobiteni, kështu që bëni kujdes.Ja te gjitha vendimet:• Bartja e maskave mbrojtëse është obligative• Mbajta e distancës prej 2 m obligative• Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme• Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)• Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)

• Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private• Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura• Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respektuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19• Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve• Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS

• Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme• Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal• Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS.