“Prokuroria duhat ta hetojë Avdullah Hotin”


Ish-drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, pas shkarkimit nga Kryeministri Hoti, ka hedhur akuza në drejtim të tij për keqpërdorime financiare dhe nepotizëm në kohën sa ai ishte në krye të Ministrisë së Financave, kur me qeverinë udhëhiqte Isa Mustafa, shkruan Gazeta Blic.
Murtezaj ka thënë se për një periudhë tre vjeçare, 7200 biznese kanë qarkulluar 3.5 miliardë euro para pa paguar asnjë tatim.

Për këto deklarime, ekspertët e ekonomisë në vend, kanë thënë që Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetime ndaj Hotit.Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, në një bisedë për Gazeta Blic, thotë që duhen marrë shumë seriozisht deklarimet e ish-drejtorit të ATK-së, dhe për akuzat e tij ndaj Avdullah Hotit, duhet të merret Prokuroria.Beqiri thotë se në këtë rast shuma mininale e shmangies nga tatimi shkon deri në 1 milion euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka kohë që shquhet për probleme të tilla, si nepotizëm, korrupsion favore të bizneseve etj, prandaj deklarata e ish drejtorit se Kryeministri në detyrë ka ndikim apo ka ndikuar në shmangie tatimi kjo është edhe vepër penale e dënuar edhe ligjet ne fuqi, andaj prokuroria do të duhet të zhvillonte hetime të menjëhershme dhe fleksibile për të zbardh realitetin ndonëse probleme të tilla ka pas edhe në të kaluarën por pa efekte të duhura përveç deklaratave bombastike”.

“Administrata Tatimore e Kosovës do të duhej të jetë shembull për transparencë e llogaridhënie, jo rrallë here përflitet për konkurse të kurdisura e fshehje të tatimeve për kompanitë me ndikim. Koha është që të zbardhet çdo pretendim i çdo personi e aq më shumë i një ish drejtori, prandaj duhet kushtuar prioritet të zbardhet çdo gjë. Nëse llogarisim vetëm shumen minimale te pagesës së tatimeve del se ka shmange tatimi për rreth 1 milionë euro dhe kjo është minimale e kur llogarisim në qarkullim milionësh të atyre kompanive del shmangja është tepër e madhe”, tha Beqiri për Gazeta Blic.