Prokurori Special Klint Uilliamson: Akuzat nuk janë për UÇK-në, por për individët!


Klint Uilliamson, Prokurori special që ka hetuar për akuzat e bëra nga Dick Marty, thotë se akuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit janë për individët, jo për UÇK-në.Gazetari: Le të nisim me aktakuzat e ngritura ndaj zotit Thaçi dhe Veseli. A janë ngritur këto akuza personalisht ndaj tyre dhe jo ndaj UÇK-së? Pra a janë ngritur këto akuza kundër tyre apo kundër luf .tës së UÇK-së gjatë konfliktit me Serbinë?

Klint Uilliamson: Në fakt nuk kam pasur mundësinë të shoh aktakuzën, nuk mund të flas për specifikat e akuzave, por aktakuza, çdo aktakuzë do të vinin nga Gjykata Speciale e Kosovës, ashtu sikurse ka ndodhur në çdo tribunal tjetër në të kaluarën, do të ngriheshin për individin. Si individ, jo si një organizatë, thotë ai për SYRI TV.
Gazetari: Thaçi dhe Veseli kanë qenë udhëheqësit kryesor të UÇK-së. A hedhin dritëhije këto aktakuza mbi luf .tën që zhvilloi UÇK gjatë konfliktit?

Uilliamson: Jo, ky është i gjithë kuptimi i Gjykatës Ndërkombëtare, si në rastin e Tribunalit të Jugosllavisë dhe Hagës, përpjekje që ndodhën në Gjykatën Shtetërore të Bosnjës, janë për të mbajtur përgjegjës individët në mënyrë që ti të mos fajësosh një grup të tërë njerëzish për kri .me që individët kanë kryer. Pra nuk është një çështje ku të gjithë serbët mbahen përgjegjës, apo të gjithë shqiptarët janë përgjegjës ose të gjithë kroatët, boshnjakët. Është për individë të cilët kanë luftuar në ushtri në grupe paramilitare, apo në polici ose në lidershipin politik të këtyre vendeve apo subjekte të ndryshme, të cilët janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për kri .me të ndryshme. Besoj se kjo është një veçanti e rëndësishme që duhet bërë, ky është edhe kuptimi i gjithë këtij procesi.

Gazetari: Ka një debat i cili po zhvillohet këtu edhe në Kosovë gjithashtu, për kohën e publikimit të këtyre aktakuzave kundër Thaçit dhe Veselit, pak orë para se Thaçi të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë ku pritej të niste një epokë e re negociatash mes Kosovës dhe Serbisë. A ka të bëjë koha e publikimit të aktakuzave me negociatat që priteshin të zhvilloheshin në Shtëpinë e Bardhë? Në opinionin tënd…