Presidenti Thaçi blen lule në vlerë 4 mijë euro


Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka ndarë rreth 4 mijë euro për t’u furnizuar me lule, raporton Express.Përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ZPRK-ja ka bërë me dije fillimisht janë ndarë shtatë mijë euro për këtë tender, por që në fund është nënshkruar për rreth 4 mijë.Fituese e këtij tenderi është shpallur kompania N.P.T “Agrocoop”. Kontrata është nënshkruar për 12 muaj.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express