Presidenti i Bjellorusisë “befason”: Më ofruan 940 milionë dollarë që të pranoja izolimin nga Covid-19


Presidenti i Bjellorusisë “befason”: Më ofruan 940 milionë dollarë që të pranoja izolimin nga Covid-19Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka bërë një deklaratë të for të, teksa prej kohësh nuk pranon që ti nënshtrohet rregullave të Covid- 19.Siç shkruan gazeta italiane “ilgazzettinovesuviano.com”, që i referohet medias së njohur ruse fishki.net, Lukashenko ka deklaruar se i janë ofruar 940 milionë dollarë për t’iu nënshtruar ma save ízoluese, por nuk i ka pranuar.

“Një shumë prej 940 milionë dollarësh, i është ofruar Bjellorusisë si fínancim i shpejtë. Dua t’ju them se ne nuk do të vallëzojmë me asnjë. Nuk dua që sítuata që u kríjua në Itali të ripërsëritet edhe në Bjellorusi. Tashmë, Banka Botërore është e gatshme të na financojë 10 herë më shumë sesa ofroi, për ta bërë fa kt se ne po luf tojmë këtë sëmundje”, tha Lukashenko në një takim të fundit me Kabinetin e Ministrave.

“FMN vazhdon të kërkojë nga ne: na jepni karantinën, ízoloni veten, bëni shtetrr ethim. Është e pakuptimtë”, tha më tej Lukashenko.
Kreu i Bjellorusisë Lukashenko edhe mes marsit dhe prillit, ref uzoi të merrte masa kundër koronavirusit, duke e quajtur pandeminë një “psíkozë masíve”.Gjatë asaj periudhe, Lukashenko ftoi më shumë se 9 milionë bashkëqytetarë të tij që të vazhdojnë punën, të shkojnë në fusha dhe të drejtojnë traktorët, gjithashtu sepse “traktori shëron të gjithë” (Bjellorusia është një vend prodhues i traktorëve).