Po vjen dita kur do të qev erisë sërish Albin Kurti…?


Ai ka përmendur çështjen e Koronavirusit, duke akuzuar mediat se po shkatërrojnë psiqikisht qytetarët me lajmet për pandeminë. Ndërsa, si fatkeqësi të dytë, Tahiri ka përmendur rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, përcjell Bota sot. Ish-deputeti ka paralajmëruar se do të vijë dita kur do të qeverisë sërish Kurti.

Postimi i tij i plotë në Facebook: Po rrimë shtrembër e flasim drejtë! Dy fatkeqësi në vitin 2020 i kanë ndodhur Republikës së Kosovës! E para, ku propaganda reklamuese për ta faktorizuar dhe për t’iu ngjallur frikë qytetarëve me COVID-19, ku vetëm një portal e poston 40 herë në ditë me ua shkatërruar psiqikën qytetarëve edhe pse e din krejt ç’është virusi e sigurisht se secili e do jetën e vetë dhe ruhet vet!

Dhe e dyta fatkeqësi, kur krejt partitë u bënë së bashku në Kuvend me e rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit! 5 muaj me e lën me punu pa e treguar veten një qeveri, ku shumë të tjera afatgjate kanë qenë full korrupsion e kjo nuk ishte! Vetëm te ne ndodhë! Ama në ato ditë vullneti i cili ishte, i 200.000 mijë shqiptarëve ( shpirtrave) dhe i diasporës, ku thoshin erdhi dita!Do të vijë edhe dita, edhe nata se Zoti po punon, ku do të Qeverisë sërish Albin Aga. Sinqerisht nga unë, si gërryes i nervave të injorantëve, (servilëve) dhe atyre që flasin shumë e kurrë një vepër për Kosovë nuk e kanë bërë! Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.