Peshon peshon plot 380 kg, shqiptarja rrëqeth me kërkesën: Vetëm këtë gjë kërkoj nga shteti


Peshon peshon plot 380 kg, shqiptarja rrëqeth me kërkesën: Vetëm këtë gjë kërkoj nga shtetiAjo është vetëm 37 vjeçe dhe peshon plot 380 kg kg. Blerina Rapushi vuan nga sëmundja e elefantizmit.Ajo kërkon ndihmë që të aplikojë për kartë identiteti në shtëpi për shkak se nuk është në gjendje të lëvizë.

Asaj i skadon karta e identitetit dhe zyrat e Aleat në Vlorë i kërkojnë të paraqitet vetë. Ose në të kundërt kundrejt pagesës prej 18 mijë lekësh të reja, plus edhe 12 mijë të kartës mund t’i bëhet ky shërbim në shtëpi.Në mbipeshë e tepert prej ilaçeve, gruaja nga Vlora 260 kg kërkon …Në pamundësi ekonomike ajo kërkon ndihmë, pasi nuk është në gjendje të lëviz nga vendi dhe mishi po i kalbet. Në kontratën që është lidhur midis qeverisë së asaj kohe dhe Aleat nuk janë parashikuar raste të tilla.

“Kam tre vjet që jam e lënguar. Vetëm me 140 vjet të vjetra mbaj jetën time. Pres të bëhet karta. Më duan atje, po unë nuk mund të lëviz. Jam 37 vjeçe dhe po vdes dita ditës”, thotë ajo për “Fiks Fare”.“Që të bëjë kartën e identitetit duhet të bëjë edhe pasaportën. Pasaportën nuk kam pse e dua. Unë nuk do ta çoj me pushime në Karaibe. Motra ime po përgatitet të shkojë në varreza”, thotë vëllai i saj, Besnik Rrapushi.