Perse njerezit ju bejne magji?A e dini arsyen?


Perse njerezit ju bejne magji?A e dini arsyen?Motivet e bërjes së magjisëMotivi i parë është egoizmi, është dëshira për të bërë keq dhe për të dëmtuar të tjerët, për t’i shkatërruar dhe për të dominuar mbi ta. Për të realizuar këtë gjë, magjistarët bëjnë aleancë me shejtanin dhe në këtë mënyrë shkatërrojnë vetvetet e tyre, sikundërqë mund të dëmtojnë edhe ndonjë tjetër.

Por edhe njerëzit e paditur i stimulojnë magjistarët për të vazhduar më tej në këtë sherr të madh për vetë faktin se shumë njerëz i nderojnë magjistarët dhe u drejtohen atyre për realizimin e dëshirave dhe tekave të tyre. Për të arritur qëllimet e tyre, ata u japin magjistarëve gjëra shumë të çmueshme dhe i mbulojnë me dhurata.

Megjithatë, çmimi që paguajnë magjistarët, në këmbim të magjisë që arrijnë të bëjnë, është shumë i rëndë. Ata flijojnë përkundrejt magjisë vetet e tyre, pasi shejtani nuk pranon të bashkpunojë me ta me ndonjë çmim më të vogël sesa robëria ndaj tij.Kur njeriu i përulet shejtanit, shpirti i bëhet i lig, zemra i errësohet, prandaj atë e gjen duke mbjelël të keqen kudo që vendoset dhe duke përhapur kudo që shkon shpirtligësinë dhe sjelljen e tij të keqe.

Magjistari për të kënaqur shpirtin e tij të lig dhe për të plotësuar dëshirat e tij të ulta bën punët më të dëmshme e më të fëlliqta dhe ushtron gjithëfarëlloj dhujtarie. Kështu, ai hyjnizon shejtanët, u lutet idhujve, vepron gjynahet e madha, ha gjërat e pista e të ndaluara, ther kurbane në emër të shejtanit, ose në emër të idhujve.

Shpeshherë kemi parë se si respekti që gëzonte magjistari shdërrohet në përçmim dhe poshtrim. Shpesh ndodh që njerëzit të ngrejnë krye ndaj magjistarit dhe t’i japin fund jetës së tij kur marrin vesh se ai i ka gënjyer, ose se nuk ka mundësi të realizojë atë që u ka premtuar.

Ndërsa, ata që u drejtohen magjistarëve për plotësimin e kërkesave kthehen të dëshpëruar dhe të dështuar. Mjafton që ata kanë lënë mbështetjen te Allahu i Cili është Krijuesi i njerëzve dhe i janë drejtuar për mbrojtje shejtanit dhe skllervërve të tij, atëherë çfarë presin t’u japë?!

Përveç prekjes, magjisë reale dhe mësyshit, ndër faktorët që i shtyjnë njerëzit sot të bien në grackat e magjistarëve, sharlatanëve, batakçijve dhe mashtrueve, megjithëse njerëzia ka përparuar si asnjëherë më parë në njohuritë shkencore, janë vuajtjet që po heqin, si: konfuzioni, merakosja, shqetësimi, brengat dhe pikëllimet që janë akumuluar në thellësitë e zemrave, komplekset dhe fobite – të gjitha këto pra i shtyjnë njerëzit t’u drejtohen magjistarëve, sharlatanëve, lëndëve narkotike dhe lëndëve qetësuese, duke kërkuar përmes tyre rehati shpirtërore dhe qetësi, por në fakt gjendja e tyre përkeqësohet më shumë