Përgjigja e Rugovës kur u pyet nga gazetari për ndarjen e Kosovës


Bashkëpunëtori i afërt i presidentit Rugova, Adnan Merovci ka ndarë një kujtim me ndjekësit e vet në Facebook, rreth një përgjigje të presidentit Rugova kur pyetet nga gazetari se “këto ditë po dëgjohet për njëfar ndarje të Kosovës në Serbi dhe jashtë, si e komentoni këtë”.

Rugova përgjigjet, citon Merovci, “Sa i përket tezave ose fjalëve të cilat qarkullojnë më shumë në qarqet e Beogradit për një ndarje të Kosovës, për neve është e papranueshme, këtë ne e kemi cekë edhe më parë sepse Kosova e ka integritetin dhe identitetin e vet teritorial dhe historik, transaksionet e tilla kishin me qenë shumë të rrezikshme!”Merovci ka publikuar edhe fotografitë nga ai moment.Postimi i tij i plotë:

Veç fakte!Në Konferencën për Shtyp të Presidentit RUGOVA më 15 tetor 1993, gazetari Behxhet BARALIU pyet: “Përsëri këto ditë po dëgjohet për njëfar ndarje të Kosovës në Serbi dhe jashtë, si e komentoni këtë?”Presidenti RUGOVA përgjigjet: “Sa i përket tezave ose fjalëve të cilat qarkullojnë më shumë në qarqet e Beogradit për një ndarje të Kosovës, për neve është e papranueshme, këtë ne e kemi cekë edhe më parë sepse Kosova e ka integritetin dhe identitetin e vet teritorial dhe historik, transaksionet e tilla kishin me qenë shumë të rrezikshme!”