“Për kryeministër e fali Çakorrin, për t’u bërë president e fal edhe Kosovën”


Duke qenë se presidenti aktual i Kosovës ka hyr në muajt e fundit të mandatit të tij, nëse veç arrin të përfundoj mandatin për shkak të mundësisë së konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, lufta për pozitën e të parit të shtetit po bëhet gjithnjë e më e ashpër.Së fundi kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, shprehu dëshirën e tij për t’u bërë president i Kosovës. Jo vetëm kaq, por edhe kërcënoi se do të del nga koalicioni aktual, nëse nuk bëhet president.

Duke qenë se LDK nuk duket e gatshme që Ramush Haradinajn ta bëj president, me gjasë AAK do të del nga koalicioni, për të mbetur me gishta në gojë. Krejt kjo pasojë e veprimeve të mëhershme, kur bën koalicion pa marrëveshje, thjeshtë për inati të dikujt tjetër.Duket se LDK do të loz më opsionin tjetër, ta fus PDK-në në qeveri, duke i dhënë asaj edhe postin e presidentit, krejt kjo do i mundësonte asaj të stabilizonte koalicionin aktual, duke qenë se është i brishtë.