Për Herë Të Parë Flet Nora Për Ndarjen Nga Roberti: Jemi Munduar Në Maksimum Që Vajza Të Mos E Ndjejë Divorcin…


E pyetur nga prezantuesja se sa ka ndikuar ndarja e saj më Robertin te vajza e tyre, Nora tha se janë munduar në maksimum që Renee të mos e ndjejë efektin e ndarjes.“Po mundohemi me menaxhu shumë mirë, edhe kemi hjekë të dy goxha shumë, jemi përkushtuar dytë shumë që ajo mos me e ndje atë çështje, atë problem, atë fakt. Por bash bilës kam marrë komplimente prej shoqeve dhe njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar”, ka thënë Nora.

Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj, Roberti, e konfirmuan ndarjen vitin e kaluar, gjersa ceremoninë e martesës e kishin bërë në vitin 2014.Nora ndër të tjerash tregoi se përveç muzikës, po e zgjeron aktivitetin edhen ë biznes, dhe kjo është arsyeja pse kohëve të fundit e viziton Stambollin më shpesh.