Për çfarë u aftësua Ramushi si us’htar në shërbimin usht’arak në ish-Jug’osllavi?


Ramush Haradinaj nuk është i vetmi ndër luftëtarët kosovarë që u aftësuan në shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Ish-Jugosllavisë e ku më pas ia kthyen tytat regjimit serb për lirinë e Kosovës.Për “Indeks-Intervistë” me gazetarin Kreshnik Berisha, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ka treguar se aftësimin e parë në ushtrinë e ish-Jugosllavisë e mori për këmbësori, pastaj për ndërlidhje si dhe për mbrojtje kundër ajrore.

“Kemi pasë topa 3×20 milimetër. Kam shërbyer në Pirot në Ish Jugosllavi, afër Nishit dhe në Izvor, një vend që më vonë e bombardoi NATO. Ka qenë edukimi i parë ushtarak, megjithëse nuk është e tepërt të thuhet se një njohje me armët shqiptarët e kanë pas edhe jashtë shërbimit ushtarak në Ish-Jugosllavi” – ka deklaruar Haradinaj.