Për aktakuzat që shkundën Kosovën, flasin nga Gjykata Speciale


Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veselit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së Rexhep Selimit, Dhomat e Specializuara nuk kanë dhënë detaje, se a do të transferohen sot këta të lartë cekur drejt Hagës.Po ashtu nga Dhomat e Specializuara nuk kanë treguar edhe për ftesat apo arrestimet tjera të cilat pritet të bëhen të enjten pasdite apo edhe gjatë ditës së premte.Derisa presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së Veseli, kanë dhënë dorëheqje, shefi i GP të LV-së Selimi nuk bërë një gjë të tillë. Derisa dje ishte arrestuar pas mbi nëntë orësh marrje në pyetje edhe Jakup Krasniqi nga Nisma, i cili dje ishte transferuar në Hagë.

“Ne jemi në dijeni se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë bërë deklarata”, thonë nga Dhomat e Specializuara.Dhomat e Specializuara të Kosovës do të ofrojnë më shumë informacion më vonë gjatë ditës së sotme.Burimet tregojnë se sot pritet edhe transferimi i tyre në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (“DHSK”), në Hagë.

Kjo u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në kohën e duhur do të jepet informacion i mëtejshëm duke përfshirë informacion mbi publikimin e aktakuzës me redaktimet e nevojshme. Në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit.