PDK kërkon hetime të prokurorisë , akuzon Vetvendosjën si parti


Si është e mundur që nga qindra përmbarues qe janë në Kosovë në këtë lëndë të përfitojë pikërisht familjari i Deputetes së VV-së?Për me shumë se 100 ditë qeverisje, Albin Kurti e Vetëvendosje patën harruar krejtësisht që ekziston mbiemri Devolli. Prandaj, si ka mundësi që pikërisht nga bordi i tyre, drejtorët e tyre dhe përmbaruesit e tyre, sot të rrezikohet përfundimisht ekzistenca e Telekomit të Kosovës?

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërtuar teori të mashtrimit në emër të çrrënjosjes së krimit, ndërsa me veprimet e saj të instalimit të njerëzve politikë në ndërmarrje publike i ka kontribuar dështimit të menaxhimit në këto ndërmarrje, duke kurdisur raste të cilat i çojnë ndërmarrjet drejt falimentimit.

Qeveria Kurti ka ndërtuar lidhje piramidale jo vetëm në Telekom, por edhe në ndërmarrje tjera publike, si në KEK, ku jo rastësisht ushtrues detyre i Kryeshefit është zgjedhur Luigj Imeri, i cili ka lidhje familjare me Deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje sot po përpiqen ta kamuflojnë këtë fakt dhe ta krijojnë një target të ri ku ata do të gjuanin pëtë përfituar politikisht.

Por, opinioni nuk mund të manipulohet dot, sado që Albin Kurti tenton t’i mashtrojë pafundësisht qytetarët.Përtej debatit politik, Partia Demokratike e Kosovës konsideron së ky është momenti i fundit për të vepruar drejt, e për të ndihmuar shpëtimin e Telekomit të Kosovës.Ata që e dëmtuan këtë ndërmarrje duhet të japin llogari, ndërsa fati i punëtoreve të Telekomit të Kosovës nuk duhet t’i lihet rastësisë.Përkundrazi, institucionet duhet të ofrojnë zgjidhje konkrete dhe të shpejtë për shpëtimin e kësaj ndërmarrje.