“PDK është bërë bisht i VV-së”


Asambliati i AAK-së, Ilir Baldedaj ka akuzuar “homolgët” e PDK-së në Kuvendin Komunal se janë bërë bisht i VV-së në Prizren.Ai ka shkruar se kjo po bëhet për mbrojtje të interesave personale.Reagimi i plotë:Gjysma e kuvendarëve të PDK-së janë bërë bisht i pushtetit në Prizren.Për mua nuk ka asnjë dilemë se po bëhen bisht në mbrojtje të interesave të disa personave.Njëherë uzurpimi e pastaj dhënia në shfrytëzim e kësaj prone të uzurpuar, dëshmon se inters është I disa personave dhe s’ka të bëjë me intersin e qytetarëve.

Fakti se janë bërë bisht I pushtetit local gjysma e kuvendarëve të PDK-së dëshmonë edhe “rebelimi” I tyre kundër vendimit të partisë, kundër shefit të Grupit të tyre.Nëse shefi i Grupit të PDK-së e përfaqëson qëndirmin e subjektit politik, atëherë për interesa personale ky Grup është edhe kundër vetë PDK-së.