Pazare në “orët e fundit”


Gjatë ditës së Premte në Kuvendin e Kosovës janë takuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreu i NISME-s, Fatmir Limaj.Ky takim u zhvillua brenda Kuvendit të Kosovës mirëpo që ishte i papritur dhe i paparalajmëruar nga krerët e partive, shkruan “Bota sot”.Pas takimit, për media u deklarua kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili u shpreh që tema për të cilën ata janë mbledhur ka qenë rimëkëmbja ekonomike e vendit.

Por nuk mbeti pa u pyetur në lidhje me postin e presidentit e që kësaj radhe Haradinaj u shpreh më i qetë duke thënë që nuk ka përgjigje, e që më herët Haradinaj kur është pyetur është shprehur që nëse nuk bëhet president do ta dërgoj vendin në zgjedhje.

“Nuk jemi në këtë klimë të daljes dhe të hyrjes. Jemi në punë për të përkrahur vendin. Për temën e presidentit do ta gjejmë një zgjidhje të duhur për vendin”, u shpreh Haradinaj pas takimit.Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit tha që kanë folur vetëm për buxhet dhe rimëkëmbje dhe jo për temën e presidentit apo koalicionit, por që tha se nëse dështojm për zgjedhjen e presidentit atëhere shkojmë në zgjedhje.

“Nëse dështojmë që ta zgjedhim presidentin atëherë shkojmë në zgjedhje. Të gjithë jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka thënë Mustafa.Mirëpo nuk ishte vetëm ky takimi i cili ndodhi këto ditë, sepse një takim mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ndodhi në ditën e enjte në një restaurant të Prishtinës në orët e hershme.Në lidhje me këtë takim janë deklaruar liderët, të cilët kanë thënë se takimi ishte vetëm për kafe dhe mëngjes. Ndërsa ish-kryeministri, Ramush Haradinaj është deklaruar duke thënë se ky takim është iniciuar nga ai për të biseduar për zhvillimet e fundit në vend.